Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë sqarime zyrtare për skenarët e mundshëm në xhiron e fundit të Superliga e Kosovës në basketboll, ku pritet të vendosen pozitat për play-off dhe skuadrat që do të luftojnë për mbijetesë.
Sipas FBK-së, gara mbetet e hapur për vendin e katërt, ku Golden Eagle Ylli dhe Peja janë në garë direkte. Nëse Ylli fiton, atëherë siguron vendin e katërt, ndërsa në rast humbjeje dhe fitoreje të Pejës, pozita i takon skuadrës nga Peja.
Ndërkohë, beteja më e fortë zhvillohet për vendin e gjashtë dhe mbijetesën, ku Sigal Prishtina ka 37 pikë, ndërsa Vëllaznimi dhe Rahoveci 029 kanë nga 36 pikë, raporton PrizrenPress.

FBK ka paraqitur tre skenarë të mundshëm:
Skenari 1: Nëse fiton Vëllaznimi dhe humbasin Prishtina e Rahoveci, renditja do të jetë: vendi i 6-të Vëllaznimi, i 7-ti Prishtina dhe i 8-ti Rahoveci.
Skenari 2: Nëse fitojnë Rahoveci dhe Vëllaznimi, ndërsa humbet Prishtina, atëherë vendi i 6-të i takon Prishtinës, i 7-ti Rahovecit dhe i 8-ti Vëllaznimit.
Skenari 3: Nëse fitojnë të tre skuadrat – Prishtina, Vëllaznimi dhe Rahoveci – atëherë renditja mbetet: vendi i 6-të Prishtina, i 7-ti Rahoveci dhe i 8-ti Vëllaznimi.
Kështu, xhiroja e fundit pritet të sjellë vendime dramatike për renditjen përfundimtare dhe fatin e skuadrave në elitën e basketbollit kosovar./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
