Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për një defekt të shkaktuar në rrjetin transportues të ujit në fshatin Drenocë të Malishevës.
Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme ekipet operative kanë hasur në një defekt në gypin transportues me diametër fi 315 mm, në linjën Senik–Drenocë, si pasojë e rrëshqitjes së një mase të madhe dheu.

“Si rezultat i këtij defekti, tek konsumatorët e këtij fshati do të ketë rënie të presionit të ujit”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se ekipet janë në terren dhe po punojnë për krijimin e kushteve për sanimin e defektit, pavarësisht terrenit të vështirë.
Nga kjo kompani kërkohet mirëkuptim nga qytetarët deri në evitimin e plotë të problemit./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
