5 mijë persona e nënshkruajnë peticionin online për heqjen e vizave për Kosovën

Përmes një cicërime në Twitter, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka bërë të ditur se janë bërë 5 mijë nënshkrime në peticionin online për liberalizimin e vizave për Kosovën

“Faleminderit për 5000 nënshkrime. Le të arrijmë 7500”, ka shkruar Schneeberger.

 

Schneeberger duke kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës ka thënë se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.

“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Ndërkaq, iniciativa e nisur në change.org, është përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Lunaçek, e ka quajtur iniciativë të rëndësishme nismën e Schneerberger.

“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajnë dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizituar shokët dhe familjet në BE”, ka thënë Lunaçek.

Peticionin mund ta nënshkruani këtu chng.it/kBD4BJKm

/Albanianpost.com

Më Shumë

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Lajmet e Fundit