53 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë dhe 56 të shëruar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë shënuar 52 raste të reja me COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

Zemaj ka njoftuar në Facebook për 56 pacientë të shëruar.

Tutje shkruan se në mesin e shtatë vendeve të Evropës, është edhe Kosova me menaxhim të mirë të situatës pandemike.

“Kjo situatë e menaxhueshme është duke i dhënë mundësinë që planet dhe strategjitë t’i përgatisim në mënyrë të shpejtë për fazën tjetër, të vjeshtës dhe dimrit për parandalimin e infektimit me COVID-19”, ka shkruar ai.

Ai i ka bërë thirrje menaxhmentit të Aeroportit të Prishtinës që të ketë kujdes për mbarëvajtjen e respektimit të masave anti-COVID te bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.

Zemaj shton se dimri do ta gjejë Kosovën “shumë më të përgatitur, në infrastrukturë, kapacitete humane, testim, vaksinim e shumë aktivitetet tjera që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit