8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

53 vjeçari futet në ring të MMA-së dhe nokauton “djalin e tij” (VIDEO)

Sporti i arteve marciale të përziera për ata që nuk e përcjellin, ngjan i çuditshëm në vetvete, por ngjarja që ka ndodhur në një event amator të MMA-së ka lënë të habitur edhe fansat më të mëdhenj të sportit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një promocion i vogël lokal “Fire Extreme Fighting”, ka organizuar një meç mes një 53 vjeçari me emrin Tim Karaker, dhe një 21 vjeçari, për të cilin thuhet se është djali i tij.

Meçi ka përfunduar, pas një beteje ‘babë e birë’, me nokaut për 53 vjeçarin, i cili nxjerri fitore përkundër se, siç raportohet, ai në mbrëmje kishte shkuar për të shikuar ndeshje, por iu bë një ofertë aty për aty dhe e pranoi.

Dy ‘luftëtarët’ e nisën furishëm ndeshjen, derisa Karaker në një moment u gjet në një pozitë të vështirë, pasi u rrëzua për tokë nga një grusht, por ai e vazhdoi luftën për të nxjerrur në fund një fitore me nokaut teknik.

Kjo video nuk do të shihej asnjëherë nga publiku i gjerë, nëse atë nuk do ta incizonte – besoni ose jo – një veteran i arteve marciale të përziera, ish-luftëtari i UFC-së, Stephan Bonnar.

Boonar kishte qëlluar në atë mbrëmje dhe kur kishte parë 53 vjeçarin tek ngjitej në ring nxori telefonin e tij dhe xhiroi gjithçka.

Për më tepër, pas meçit Boonar u fut në ring për një bisedë të shkurtër me fituesin.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Totaj priti përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit për të forcuar transparencën në Prizren

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në kuadër të bashkëpunimit institucional për promovimin e transparencës dhe...

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Lajmet e Fundit