16.5 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

6 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Janë gjashtë pacientë të konfirmuar me Covid-19 të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Tash e sa ditë edhe ky institucion ka filluar me trajtimin e rasteve që janë të prekur me korona virus.

Shefi i personelit dhe komunikimit, Shefajet Berisha thotë se situata është nën kontroll, dhe se gjendja e pacientëve është stabile.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren, në repartin e Infektives, janë duke u trajtuar 6 pacientë të konfirmuar pozitiv në testimin me COVID-19. Gjendja e përgjithshme është stabile. Për rezultatet pritet deri 3 ditë”, thekson Berisha.

Deri më tani në Prizren janë konfirmuar 301 raste të infektuar me këtë sëmundje, ndërkaq katër prej tyre kanë vdekur. Berisha thotë se në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë në dispozicion 24 shtretër në repartin e Infektives.

“Për momentin në dispozicion janë 24 shtretër në repartin e Infektivës dhe 26 në repartin e Pulmologjisë. Gjendja aktualisht është e menaxhueshme”, shton Berisha për KosovaPress.

Për më shumë se katër muaj, në Kosovë janë konfirmuar 3064 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 1707 janë shëruar, ndërsa 55 kanë vdekur.

Më Shumë

Grupi legjendar i rock-ut ‘Scorpions’ rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë

Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori. Në 60-vjetorin e...

Nënshkruhen kontratat për dhurimin e pajisjeve për përfituesit e Komunës së Prizrenit

Sot u nënshkruan kontratat për pranim-dorëzimin e pajisjeve të dhuruara për përfituesit e Komunës së Prizrenit nga Projekti Integra, i financuar nga Ministria Federale...

Lajmet e Fundit