Film dokumentar i pamontuar i cili zgjati 7min. e 35sec. u shfaq sonte në teatrin “Dodona” në përkujtim të jetës dhe veprës së aktorit dhe profesorit të njohur Farku Begolli. I gjithë ky realizim ishte dëshirë e profesorit të ndjerë dhe këtë amanet ia dërgoi në fund Faik Gashi.
“Këto qa pamë sonte ishin disa sekuenca bruto të dokumentarit për Faruk Begollin, por në një të ardhme të afërt do të realizojmë një dokumentar me përmasa më të mëdha duke lëvizur nëpër të gjitha vendet ku ka luajtur Begolli”,tha për KultPlus realizatori I këtij dokumentari Faik Gashi.
Jo i gjithë materiali i mbledhur për 10 vite të përcjelljes së Begolli gjatë jetës dhe punës së tij u shfaq sonte,mirëpo në një të ardhme të afërt sipas Gashit dhe drejtorit të teatrit “Dodona” Agron Shala do të bëhet realizimi komplet i tij.
“Faiku ishte ai që ka përcjell jetën e tij dhe të gjitha këto janë xhirime personale. Ne si teatri “Dodona” e kemi përkrahur këtë dokumentar dhe në të ardhmen do e përkrahim edhe realizimin komplet të dokumentarit”,tha Shala.
Ndër të tjera realizatori i këtij filmi të shkurtër dokumentar Faik Gashi tha për KultPlus se me këtë film ka konkuruar në QKK por ende nuk ka hasur në mbështetje,për arsye se ka shumë konkurentë.
Faruk Begolli ka qenë dhe mbetet një njeri i madh, aktor dhe profesor i madh dhe për të realizuar këtë dokumentar ishte një emocion i veçantë për të gjithë por mbi të gjitha ishte kënaqësi që kishim në mesin tonë një aktor siç ishte Begolli, u tha ndër të tjera në koktejn e rastit që u mbajt, ku të ftuar ishin miqtë,familjarët dhe studentët e profesorit Begolli.