6 C
Prizren
E mërkurë, 3 Mars, 2021

76 vjet nga vrasja e Shaban Polluzhës

Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës vritet Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jetën politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese.

U përball me bullgarë e austriak gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e Jugosllavie borgjeze. Gjatë mbretërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullorë dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalitet në Shqipëri.

Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Tregut të Ri, ku u dallua për organizim e strategji. Ishte anëtar i Këshillit të Islihatit (gjyqit paqetues) dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emërojnë kryetar të Islihatit në Drenicë. Shaban Polluzha kishte edhe taktikë politike.

Ai me strategji politike kishte bërë njëfarë lidhje formale dhe mashtruese me qarqet komuniste, por në realitet ai asnjëherë këtë ideologji nuk e pranoi si ideologji që do të zgjidhte çështjen shqiptare. Për këtë paria dhe këshilli organizativ i Kuvendit të Skenderajt e propozuan për komandant të Brigadës së Drenicës. Dihet mirëfilli se pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e vet ushtarak, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare dhe deri në nëntor 1944 (por edhe më herët) në këto hapësira, u formuan njësitë e shumta të “UNÇJ-së”, duke filluar nga çetat, aradhet, batalionet e deri në brigada.

Këto formacione partizane edhe pse u formuan në truallin shqiptar nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve. Në gjysmën e dytë të vitit 1944,derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse…)përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Titoja do t’i shfrytëzojë këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovës. Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi.

Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit”,urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po marshonte për Serbi.

Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtrisë jugosllave, mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar, nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij.

Në këto operacione antishqiptare morën pjesë divizionet 24, 26, 44, 46, 52 të Serbisë. Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq. Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B. Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë.

Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serb Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kalojë një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor.

Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për “spastrimin” e terrenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe “kundërrevolucionarët” vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithandej Kosovës.

Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës, pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.

Më Shumë

Covid-19: Dy të vdekur në Prizren, një në Suharekë

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç),...

Kryetari Bali Muharremaj e pi kafen e mëngjesit me punëtorët e Ekoregjionit

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj përmes një fotografie të postuar ka treguar se kafën e mëngjesit e ka pirë me punëtorët e...

Vjedhin para e stoli ari në një shtëpi në Malishevë

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Sipas raportit...

Asamblisti i Vetëvendosjes – Haskukës: “Turp të qoftë kryetar”

Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë reaguar ndaj një postimi të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili në Facebook...

Duda Balje ka një kërkesë për jetën, thotë se ditëve të fundit i kanë ndodhur gjëra të këqija

Kandidatja për deputete nga komuniteti boshnjak, Duda Valje, ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në facebook. Balje në mbishkrimin e fotografisë ka përshkruar...

Zafir Berisha shpall kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike në Qeverinë Hoti, Zafir Berisha, ka deklaruar se do të jetë...

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

Vendi mund të zhytet në një krizë institucionale në mungesë të një presidenti konsensual, krejt kjo për faktin se partitë politike nuk janë të...

SBASHK’u kërkesë për MSH’në: Mësimdhënësit të jenë prioritet për vaksinim kundër COVID-19

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që punëtorët...

Marina Vjollca provokon sërish duke nxjerr gjoksin në pah

Marina Vjollca njihet si ndër femrat më të bukura të ekranit televiziv shqiptar. Ajo në rrjete sociale ndan imazhe nga më të ndryshmet, që nga...

E dashura e Bernardo Silvas “trondit” Instagramin, pozon me bikini rozë

Modelja, Ines Degener Tomaz gjithashtu e dashura e yllit tw Manchester City-t pozon me bikini rozë. Bukuroshja Portugeze, 22 vjeç, thotë se marrëdhënia e saj me Bernardo Silva, 26 vjeç, është “si...

Në Prizren paraqiten 27 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 27 raste të reja me Covid në...

Një i vdekur nga Covid në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë...

FOTO/ Vëllezërit nga Burreli vdesin nga Covid-19, brenda 24 orësh

Brenda 24 orëve, dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Sipas raportimeve, viktimat janë perkatësisht Fatmir dhe Luan Domi, 60 dhe 55 vjeç. Lajmi bëhet...

Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes

Mbrëmjen e sotme, bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmin e trishtë e ka njoftuar vetë Leskaj në një postim...

Malishevë: Dënim me kusht ndaj të akuzuarit që ka pranuar se kishte këputur kabllon elektrike

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me shtatë muaj burgim  me kusht të akuzuarin për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

  Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Lajmet e Fundit