2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ish-ministri afgan shet pica në Gjermani

Historia e Sayed Sadaatit, është tejet interesante.

Dikur, ai ka qenë ministër i Komunikimit në qeverinë afgane dhe tanimë, është shpërndarës picash në Lajpcig. Ai tregon, se, fillimisht ishte kritikuar nga familjarët, për këtë pozicion, por sipas Sadaatit ”puna është punë”.

“Nuk kam bërë asgjë, për t’u ndier keq”, – tha 49-vjeçari, duke qëndruar me uniformën portokalli, pranë biçikletës. Shpresoj që edhe politikanët e tjerë, të ndjekin të njëjtën rrugë, duke punuar me publikun dhe jo thjesht, duke u fshehur”, – tha ish-ministri.

Historia e tij ka fituar një rëndësi të veçantë me kaosin që shpërtheu në shtëpi pas marrjes së kontrollit nga talebanët. Familja dhe miqtë e tij gjithashtu duan të largohen, duke shpresuar që të bashkohen me mijëra të tjerë në fluturime evakuimi ose të përpiqen të gjejnë rrugë të tjera jashtë.

Me tërheqjen e trupave të SHBA-së, numri i azilkërkuesve afganë në Gjermani është rritur që nga fillimi i vitit, duke u rritur me më shumë se 130 për qind, treguan të dhënat nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët.

Por edhe me prejardhjen e tij, Sadaat luftoi për të gjetur një punë në Gjermani, që përputhej me përvojën. Me diplomë në IT dhe Telekom, ai kishte shpresuar të gjente punë në një fushë të ngjashme. Por, mundësitë ishin të pakta.

“Gjuha është pjesa më e rëndësishme”, – tha Sadaat, i cili, gjithashtu mban nënshtetësinë britanike.

Çdo ditë, ai bën katër orë gjermanisht në një shkollë për gjuhën, para se të fillojë ndërrimin 6-orësh në mbrëmje, duke ofruar ushqim për Lieferando, ku filloi këtë verë.

“Ditët e para ishin emocionuese, por të vështira”, – tha ai, duke përshkruar sfidën e të mësuarit të biçikletës, në trafikun e qytetit. Sa më shumë të dilni dhe shihni njerëz, aq më shumë mësoni”, – përfundoi ai.

Më Shumë

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit