-1.2 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

8 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetsëisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tetë të vdekur e numër rekord rastesh të reja me COVID-19, 276.

Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 185, ndërkohë i të prekurve me koronavirus në 7.413.

Raste aktive janë 3.201.

276 rastet e reja kanë dalë nga 404 teste të kryera në 24-orëshin e fundit, kur janë shëruar 153 pacientë nga COVID-19.

Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale po marrin trajtim 598 pacientë, ndërkohë 331 janë të konfirmuar me COVID-19, e prej tyre 43 janë në gjendje kritike për jetën.

“Ditët e fundit është rënduar situata edhe pse ne akoma e kemi nën kontroll situatën. Mbingarkesa është bërë për shkak te neglizhimit të masave”, ka thënë Naser Ramadani nga IKSHPK-ja.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit pjesë e panelit të diskutimit mbi rolin e institucioneve arsimore në edukimin për barazi gjinore

Me ftesë të Prodekanes së Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” prof. Adelina Rakaj, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, mori pjesë në...

Muharremaj betohet si kryetar i Suharekës për mandatin e tretë

Bali Muharremaj ka dhënë sot betimin si kryetar i Komunës së Suharekës, duke nisur zyrtarisht mandatin e tij të tretë në krye të komunës....

Lajmet e Fundit