Mjekët përtacë nuk u bëjnë vende në QKUK fëmijëve të sëmurë

Mjeku 2Epidemia e një virozi e ka gjetur të papërgatitur Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Shërbimi kryesor për shëndetin e fëmijëve në Kosovë ka raste kur ua mbyll dyert pacientëve të sëmurë, për shkak se kjo klinikë nuk po ka kapacitete që të trajtojë secilin pacient që ka nevojë të shtrihet në QKUK.

Fluksi i madh i pacientëve e ka obliguar klinikën që të kërkojë nga mjekët e Emergjencës që të seleksionojë pacientët se kush të shtrihet ose jo në këtë qendër. Por përveç rritjes së rasteve kur pacientët kanë nevojë për hospitalizim, krizë në Pediatri po shkakton edhe papërgjegjshmëria e mjekëve, shkruan Koha Ditore/

Një gjë të tillë e ka pranuar, drejtori i Klinikës së Pediatrisë, Muharrem Avdiu, i cili ka thënë se “mjekët po përshtaten me pacientët e vjetër dhe se po përtojnë të pranojnë pacientë të rinj”…

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit