20.1 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, mbështet Haxhi Avdylin – për Kryetar të LDK-së në Prizren!

haxhi avdyli ldkNdërkohë që garës në LDK, për kryetar të Degës në Prizren, pas përfundimit të „sundimit“ 25 vjeçar të kontraverzit, Eqrem Kryeziut po i afrohet epilogu, duket se përkrahjen më të fuqishme për kryetar të ri të LDK-së në Prizren po e gëzon Dr. Haxhi Avdyli – prizrenasi, të cilit i mveshen shumë vyrtyte, si në përgaditjen e tij akademike, ashtu edhe në punën e tij si mjek, veprimtarinë e tij në LDK, si dhe vizionin për një LDK të regjeneruar me kuadro e vizion të kjartë Europian për Prizrenin…

Mbështetja publike për Dr. Haxhi Avdylin, pas asaj që e bëri Deputeti më i votuar Prezrenas, dr. Hatim Baxhaku, i cili dha kumtin se tërhiqet nga gara për postin e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, dhe se ka vendosur që së bashku me mbështetësit e tij, të përkrahë Haxhi Avdylin, për kryetar të LDK-së në Prizren, i vie edhe nga deputeti tjetër i Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së, z. Bardhyl Meta.

Ky i fundit, s’ka hezituar, që krejtësisht transparent dhe publikisht, të shpalojë mbështetjen e tijë për Dr. Haxhi Avdylin, të cilin ai e cilëson me epitetet më afirmative…

Në vazhdim, mund të lexoni postimin deputetit, Bardhyl Meta, rreth garës për Kryetar të LDK-ës, në Prizren:

Bardhyl Meta: „Edhe pse nuk jam qytetarë i Prizrenit, dhe s’kam të drejtë vote në zgjedhjet për Kryetar të LDK-ës në Prizren – megjithatë, dua që, si Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, të jap mbështetjen time të plotë për zgjedhjen e dr. Haxhi Avdyli-t, Kryetarë të LDK-ës në Prizren…!
– Jam i bindur se LDK në Prizren, nën udheheqjen e dr. Haxhi Avdyli-t, do të jetë e përfaqësuar shumë denjësisht, do të sigurojë unitetin e nevojshëm të të gjitha gjenartatave Rugoviste atje, si dhe të mobilizojë e afrojë rreth vetës e LDK-ës, forcat më prgresiviste, më avngarde dhe më të shquara të të gjitha sferave – të politikës, të ekonomisë e biznesit, të artit e kulturës, të shoqërisë civile dhe rinisë – në mënyrë që Komuna e Prizrenit, ashtu si i ka hije tradicionalisht, të udhëhiqet sërish me shumë ndjesi, respekt e dashuri për atë vend të mrekulluehëm, të udhëhiqet me vizion e kulturë Europiane drejt të ardhmes prosperuese, zhvillimit e përparimit të gjthmbarshëm…“
„t’Priftë e mbara dr. Haxhi Avdyli, dhe paç si gjithherë, faqen e bardhë…! Urime Prizren…!“

Më Shumë

Këshilli Kombëtar i Shkencës ka mbajtur mbledhjen e rregullt në Universitetin “Ukshin Hoti”

Këshilli Kombëtar i Shkencës ka mbajtur mbledhjen e rregullt në hapësirat e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar kjo e fundit. Anëtarët e këtij...

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar për të dytën herë të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pa e hedhur...

Lajmet e Fundit