Sot kuvendi zgjedhor i LDK-së në Prizren

LDK-zyra ne PrizrenDega e LDK’së në Prizren sot do të mbaj Kuvenin e 8’të zgjedhor ku pritet të zgjidhen organet drejtuese dhe kryetari i saj i ri.

Ky proces pritet t’i jap fund qëndrimit 25 vjeçar të Eqrem Kryeziut në krye të kësaj dege.

Në garë për kreun e kësaj dege janë tre personalitete të LDK’së nga Prizreni.

Njëri nga ata që kandidaturën e ka shpallur publikisht është Haxhi Avdyli.

Ndërkohë sipas burimeve brenda LDK’së emrat e atyre që do të hyjnë në këtë garë janë edhe Hanefi Muharrmi, ish-kandidat për kryetar të kësaj komune dhe emri i deputetit Anton Quni.

Megjithatë për këtë të fundit nuk është e sigurt.

Pjesë e garës ka qenë edhe Hatim Baxhaku por që është tërhequr nga gara dhe ka vendosur që s’bashku me mbështetësit e tij ta përkrahin Haxhi Avdylin për kryetar të LDK’së në Prizren.

Avdyli ka marrë mbështetje publikisht edhe nga deputeti tjetër i kësaj partie Bardhyl Meta.

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit