Acari dhe bora, edhe javën e ardhshme

Harta-acari e boraNë incizimin satelitor të agjencisë NASA shihet se i tërë Ballkani është i mbuluar me re të dendura bore, kurse meteorologët parashohin se kjo valë e të ftohtit do të qëndrojë edhe të paktën një javë.

Vala e të ftohtit dhe borës është pasojë e ciklonit që ka mbërthyer një pjesë të madhe të Evropës dhe që te ne po arrin nëpërmjet Adriatikut jugor. Edhe në incizimin e NASA-s shihet se përqendrimi i reve është më i dendur në pjesën perëndimore të Kosovës dhe pak më pak në pjesën lindore të vendit tonë.

Meteorologët parashohin ditë të acar dhe borë, sidomos në lartësi më të mëdha mbidetare edhe gjatë ditëve të ardhshme, të paktën deri nga fundi i javës së ardhshme.

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit