Nexhat Daci: Mos e lëshoni Kosovën!

Daci-lddLideri i LDD-së, Nexhat Dacit, në një mbledhje të kryesisë dhe degëve të partisë së tij, e ka vlerësuar të pasuksesshëm në shumëçka vitin 2014 në Kosovë. Në një komunikatë për media të LDD-së, njoftohet se Daci ka ftuar rininë që të mos largohet nga Kosova, por edhe mos të durojë politikisht.

“Jemi në fundvit, vit i cili për shumëçka mund të vlerësohet i pasuksesshëm në segmentet strategjike, vit i humbjes së shpresës, veçmas në 6 muajt e fundit”, ka thënë Daci.

Sipas tij, është e mjerueshme që 15 vjet në liri dhe pothuajse 7 vjet në pavarësi të përsëriten skenat e ikjes së rinisë. “Ne ishim optimistët më të mëdhenjtë në botë dhe pas luftës në kohë rekorde u kthyem rreth 1 milion shqiptarë në Kosovë, ndërsa sot prapë shohim skenat e ikjes”.

“Andaj, i bëj thirrje rinisë studentore e cila në Kosovë ka arritur të gjitha fitoret që nga protestat e ’68 e ’81 dhe protestat e viteve ’90, si dhe luftën çlirimtare, dhe sot ajo forcë ka marrë kahe tjetër, rrugën e lëshimit të Kosovës”.

Ai tha se “po harrojmë që prona është e atyre që e punojnë (lëvrojnë) e jo e atyre që e posedojnë me letra. Në fakt një pjesë e tyre po ikën se nuk duan të punojnë tokën e tyre”.

“Unë i bëj thirrje rinisë studentore që të jetë e unifikuar dhe bëj ftesë që rinia të mos shpërngulet e të mos e lëshojë atdheun dhe gjithashtu të mos durojë politikisht. Sepse me mosveprim e kemi shndërruar Universitetin në pjesën më të zymtë tonën”, ka deklaruar Nexhat Daci.

Më Shumë

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit