18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Ushtarët e FSK-së helmohen nga ushqimi

FSK-ushqimiTetë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë helmuar, derisa kanë ngrënë ushqim në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Përderisa rasti është mbajtur larg syve të medieve, një raport i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike konfirmon se ndaj helmimit në ushqim ishin të ekspozuar 1200 pjesëtarë të FSK-së.

Ndërkaq, tre nga ta, që ishin në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e helmimit, ishin hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Këtu kanë qëndruar disa ditë, derisa gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar”, ka thënë një mjek në Klinikën Infektive, pa dashur që t’i përmendet emri në gazetë. /Zëri/

Më Shumë

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para...

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Lajmet e Fundit