Apokalips natën e mirë

Enver Sulaj

Fundi i botës vjen kur thahet bari
-tha dikush në mes të dimrit
Kur shterojnë krojet e sytë pikojnë lotin sa grushti
-ky është fundi i botës tha dikush në kokërr të shiut
Kur ngordh kafsha e fundit, është shenjë ogurzezë

Se fundi i botës nuk është larg as sa qimja e flokut
Kur s’ke bukë për të ngrënë, kur buzët e shkrumbuara
digjen në pritje-ky është fundi i botës
-tha i braktisuri nga kafeneja e prostitutave

Ç’fis i pashpirt paskan qenë majat kur thanë se fundi pritet sonte
Unë s’po e shoh askund fundin e botës
Veç fundin e ditës që po m’i mbyll sytë
Unë po shtrihem të fle

Nesër nëse nuk zgjohem
atëherë ky është fundi i botës sime
Secili kemi një botë
E bota na ka ne

Të gjithë ecim rrugëve
Që ndriçohen me rrufe
Po më deshe-ja ku më ke…
Apokalips, natën e mirë…

Enver Sulaj

21 dhjetor 2012

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit