2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Pa mashtrime në 2015

DonikaKadaj-Bujupi-aakDeputetja e AAK’së, Donika Kadaj Bujupi, konsideron se mungesa e llogaridhënies dhe marrjes së përgjegjësive nga qeverisja e kaluar e ka futur vendin në krizë të thellë ekonomike, me varfëri të skajshme dhe papunësi të madhe.

Kadaj Bujupi në një intervistë për Politiko.net thotë se ikja e të rinjve nga Kosova, në vitin 2014, në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, ngjason me periudhën e viteve të 90’ta, kur qytetarët lëshonin vendin për shkak dhunës e ndjekjeve politike.

“Në tërësi konsideroj se ka pasur shumë pak llogaridhënie dhe marrje të përgjegjësive nga ata që kanë qenë thirrur t’i marrin këto përgjegjësi”.

“Si pasojë, ka ardhur një periudhë jashtëzakonisht e vështirë në kuptimin e zhvillimit ekonomik në vend, papunësia është rritur, varfëria po ashtu, përpjekjet e të rinjve dhe të rejave që ta lëshojnë vendin janë shtuar”.

“Sidomos në muajt e fundit, po shihet se autobusët, të cilët adresë e kanë Suboticën pastaj Hungarinë dhe vendet tjera europiane, rriten dhe po na kthejnë në periudhat e viteve të 90’ta, ku njerëzit kanë ikur nga dhuna, ndërsa në vitin 2014 kanë ikur nga varfëria dhe nga mungesa e perspektivës”.
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK’së mendon se gjatë vitit 2014 qytetarët e Kosovës u mashtruan.

“Në vitin 2014 qytetarët e Kosovës janë mashtruar. Konsideroj që veprimet konkrete në vitin 2015 duhet të sjellin ndryshim ndaj kësaj qasje”.
“Mashtrimi dhe keqpërdorimi, duke e marrë votën e njerëzve të varfër në periudha të caktuara kohore dhe më pas duke i injoruar vendimet e veta sikur në rastin e rritjes së pagave dhe nënshkrimit të marrëveshjes kolektive, nuk duhet të vazhdohet të lejohet edhe në vitin 2015”.

Duke folur për Politiko.net, Kadaj-Bujupi pohon se në vitin 2015 duhet të ketë bashkim të forcave, me qëllim të ndryshimit të situatës në vend dhe kthimit të besimit në institucione.

“Në vitin 2015 pres që të ketë një bashkim më të madh kundër të keqes që e ka kapluar këtë vend, në kuptimin e përkrahjes së nismave, të cilat do të sjellin ndryshim në kuptimin e bashkimit të forcave ndërmjet opozitës, medieve, shoqërisë civile dhe qytetarëve, me qëllim të arritjes të një ndryshimi në vend”, thotë Donika Kadaj-Bujupi për Politiko.net.

Më Shumë

Prizreni pjesë e punëtorisë rajonale për ndërmarrësinë e grave në Ohër

Zyra për Integrime Evropiane dhe gratë ndërmarrëse të Komunës së Prizrenit morën pjesë në punëtorinë “Zhvillimi i Masave Strategjike Rajonale për Ndërmarrësinë e Grave...

Bashkimi ndahet me dy basketbollistë të huaj

Bashkimi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e huaj të skuadrës, duke konfirmuar largimin e Josh Nzeakor dhe Isaiah Cousins. Lajmi është bërë...

Pa pranga

Lajmet e Fundit