7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Tahirsylaj: Përfundon dimri i ashpër në Kosovë

Dimri ne PrishtineDimri i ftoftë e më temperatura shumë të ulëta deri në -20 gradë celsius për kosovarët ka marrë fund që nga fillimi i kësaj jave, pasi që nga sot temperatura do të shënojnë ngritje.

Ish-drejtori i Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se temperaturat e ulëta që janë shënuar javë më parë do fillojnë të kenë ngritje.

Tahirsylaj në një bisedë për lajmi.net, cili tani posedon një laborator privat ka thënë se deri në fundjavë temperaturat do të shënojnë ngritje deri në 5 gradë celsius.

“Temperaturat që janë shënuar javë më parë nga sot do të shënojnë rritje, minimalja deri në fund të javës do të shkoj nga -5 deri në -1, kurse maksimalja mbi 0 deri +4 ose 5 gradë, kur pritet të kalohet kjo gjendje e cila ka shkaktuar mjaftë probleme”, ka thënë ai.

Sipas Tahirsylaj, sasia e borës që ka rënë nuk është e intensitetit të lartë, e cila do të mund të paraqiste ndonjë situatë alarmante.

Ai ka thënë se temperaturat që janë shënuar deri në -20 gradë celsius janë më të ftohtat që do të jenë gjatë këtij dimri, pasi janari historikisht ka qenë muaji më i ftohtë në Kosovë.

“Bazuar në të dhënat historike të institut Hidrometeorologjik të Kosovës , temperaturat më të ulëta shënohen në muajin janar”, ka thënë ai.

Më Shumë

Zbulohen mallra të padeklaruara gjatë kontrollit rutinor në Vërmicë

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë është realizuar një kontroll i detajuar i një automjeti, pas selektimit për verifikim rutinor nga zyrtarët doganorë. "Pas...

Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia shqiptare në Morinë. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit