20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Një muaj paraburgim për bashkëkryesit e vrasjes së Flamur Bokajt

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizrenit, ia ka caktuar një muaj paraburgim Idriz, Remz dhe Xhavit Bokajt nga fshati Grejçevc i Suharekës.

Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë vrarë Flamur Bokajn .

“Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej datës 03.01.2015, dhe do të zgjasë deri me datën 02.02.2015”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 03.01.2015 rrethe orës 15:30 minuta në Grykën e Caralevës- në rrugën e fshatit Grejqevc Komuna e Suharekës, në afërsi të lokalit ,,Qarri,, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe ngatërresave familjare me të dëmtuarit, me dashje privojnë nga jeta viktimën Flamur Bokajn”

“ Vrasja ka ndodhur me armë zjarri, pas takimit të tyre tek varrezat e dëshmorëve të kombit, posa i vërejnë të dëmtuarit të cilit ishin në grup, i pandehuri Azem Boka, i cili gjendet në arrati, me armë zjarri gjuan në drejtim të tyre, me ç’rast e plagosë rëndë viktimën Flamur Boka, i cili nga plagët e marra në rrugë për në emergjencë ndërron jetë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Lajmet e Fundit