Gjykata Speciale mund të jetë ndërkombëtare

Gjykata-qekiqiDiskutimet në lidhje me hapjen e Gjykatës Speciale ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe shteteve perëndimore do të vazhdojnë, për faktin se edhe brenda bashkësisë ndërkombëtare ka mospajtime në lidhje me statusin që do ta ketë kjo Gjykatë.

Përderisa në njërën anë ka shtete që do të dëshironin që Gjykata Speciale të jetë brenda sistemit gjyqësor të Kosovës, ashtu siç edhe ka kërkuar presidentja Atifete Jahjaga në letrën e saj që ia pati dërguar baroneshës Catherine Ashton, në anën tjetër ka shtete që argumentojnë se kjo nuk është e mundur pasi që do të binte ndesh me legjislacionin ndërkombëtar, shkruan sot Koha Ditore.

Prandaj, sipas pretendimeve të burimeve që kanë njohuri për procesin, shtetet kontribuuese në shtetndërtimin e Kosovës janë në kërkim të një formule juridike që do të lehtësonte hapjen e Gjykatës.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit