Zyrtare: Ndërpritet memorandumi UP-OVL

Ramadan ZejnullahuRektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu ka shkëputur marrëveshjen e memorandumit të bashkëpunimit për regjistrim të familjarëve të veteranëve më shoqatat e dala nga lufta.

Në adresë të OVL-së gjatë ditës së premte ka shkuar letra në të cilin thuhet urdhëresa e rektorit për ndërpritje të memorandumit të bashkëpunimit me shoqatat e dala nga lufta.

Shoqatat e dala nga lufta shprehen të indinjuara nga vendimi i rektorit. Ato shpresojnë tek vendimi i Ministrit të Arsimit për pranim me automatizëm në UP të këtyre studentëve. Xhavit Jashari u shpreh se rektori Zejnullahu nuk është mbështetur askund për vendimin e tij.

“Rektori nuk ka vepru në përputhje me shkresën e Ministrit. Ai nuk e ka konsultuar as Këshillin Drejtues e as Senatin e UP-së ndonëse i ishte rekomanduar konsulta nga ministri”, ka thënë Jashari për Indeksonline.
Ai nuk e përjashtoi mundësin e protestave të sërishme në qoftëse synimet e tyre nuk realizohen./Indeksonline/

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit