Isën kryeministër, nuk e mirëpret Këshilli i Përgjithshëm. Zgjedhjet nga 10 mars – 15 maj

Isa Mustafa14-27Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vendim që t’i shpallë zgjedhjet brendapartiake. Burime të Gazetës Blic brenda mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm kanë marrë vendim që ato të mbahen nga data 10 mars deri më 15 maj.

Sipas këtij burimi, lideri i partisë, njëherësh kryeministër i vendit, Isa Mustafa është pritur shumë ftoftë nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.
“Isa Mustafa erdhi në Këshill të Përgjithshëm për herë të parë si kryeministër, askush jo nuk e duartrokiti, por as në këmbë nuk u zgjua. Për dallim prej herave të tjera, ku vlerësohej shumë lidershipi i tij”, tha ky burim.

Pakënaqësite më Isa Mustafën kanë lindur pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me PDK-në. Madje, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, ishte bërë vetëm pak orë pasi ky organ i partisë, më i larti, i dha Mustafës dritën jeshile që të negocioj me PDK-në.

Pos që disa anëtarë në disa degë dhanë dorëheqje nga LDK-ja, një pjesë e deputetëve, e votuan kundër Isën Kryeministër.

Vjosa Osmani, Arben Gashi, Armend Zemaj, Adem Salihaj, Doruntinë Maloku, Alma Lama dhe Anton Quni që bëjnë hiq më pak se 120 mijë vota, votuan kundër koalicionit me PDK-në dhe kundër Isa Mustafës kryeministër./ Gazeta Blic

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit