10.9 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Begaj: Viti 2015 të jetë edhe më i suksesshëm

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, i ka uruar të gjitha drejtoritë dhe të gjitha shërbimet komunale, për punë të mbarë në këtë vit, duke kërkuar angazhim edhe më të madh dhe eliminimin e pengesave eventuale që kanë hasur gjatë vitit të kaluar, në mandatin e parë të tyre, si përgjegjës të drejtorive komunale.

“Viti 2015, të jetë edhe më i suksesshëm. Po mundohemi të bëjmë diçka të mirë, po mundohemi të krijojmë një kulturë të punës, të krijojmë rregulla dhe ti respektojmë ato. Tashmë keni një vit përvojë në udhëheqjen e drejtorive dhe nga përvoja e krijuar, kërkoj që të jemi edhe më të përkushtuar në punën tonë. Të angazhohemi në maksimum të gjithë dhe kërkoj që ti eliminimi të gjitha pengesat që u janë shfaqur gjatë vitit të kaluar”, tha kryetari Begaj, duke ju drejtuar drejtorëve të drejtorive komunale.

Nga ana tjetër, drejtorët e drejtorive, kanë raportuar para kryetarit për punët e kryera gjatë vitit që shkoi dhe përgatitjet e tyre për vitin në vijim. Bazuar në deklarimet e drejtorive, gjatë vitit që shkoi, buxheti komunal është shpenzuar në masën 98 për qind, të hyrat vetenake në raport me planifikimin, janë realizuar rreth 110 për qind, ndërsa shërbimet komunale, kanë qenë më efektive, është krijuar një imazh më i mirë nga ana e shërbyesve civil dhe ky imazh dhe kjo cilësi, pritet të rritet edhe më shumë gjatë vitit 2015, përderisa nuk janë regjistruar ankesa në raport me ofrimin e shërbimeve komunale.

Menaxhimi i situatës me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK), sipas drejtorive përgjegjëse, ka qenë shumë i mirë në vitin e kaluar, ndërsa në vitin 2015, masat për parandalimin e EHKK, do të fillojnë edhe më herët.

Sa i përket investimeve kapitale, në vitin 2014 ka qenë një vlug i madh i punimeve dhe i realizimit të projekteve, kurse këtë vit, janë në fazën përfundimtare planifikimet e prokurimit, në mënyrë që të mos humbet kohë në realizimin e projekteve, që në këtë vit, do jenë po ashtu të shumta, por synim është rritja e cilësisë gjatë realizimit të projekteve.

Sipas drejtorëve të drejtorive, gjatë vitit të kaluar, janë bërë shumë investime në shkolla, në infrastrukturën në përgjithësi, ndërsa nuk kanë munguar investimet edhe në bujqësi, në kulturë, rini e sport, me gjithë sfidat që kanë pasur në realizimin e këtyre projekteve.

Më Shumë

SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as grevën

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, njofton se pas takimit në të cilin ka analizuar situatën aktuale dhe ka thënë kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe...

AAK-ja në Prizren takon kryetarët e nëndegëve në Has për zgjedhjet e 9 shkurtit

Dega e AAK-së në Prizren ka mbajtur një takim me kryetarët e nëndegëve të këtij subjekti politik nga rajoni i Hasit, ku janë diskutuar...

Lajmet e Fundit