21.9 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Jasharaj: Grevën po e nisim, s’tërhiqemi nga kërkesat

RrahmanJasharaj-sbashkKryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar grevë në orën e parë të mësimit në të gjitha shkollat të martën e kësaj jave.

Jasharaj ka konfirmuar për Tribunën se nëse nuk iu plotësohen kërkesat që i kanë do të futen në grevë të përgjithshme, që sipas tij, nuk e dëshirojnë.

Gazeta Tribuna: Keni paralajmëruar grevë për të martën. Cilët janë hapat që do t’i ndërmerrni?

Jasharaj: Sindikata e Arsimit do të mbaj një orë grevë të martën për t’i treguar edhe opinionit edhe institucioneve dhe Qeverisë se SBASHK-u po fillon me veprimet e përshkallëzuar sindikale ashtu siç parashihet edhe me ligjin e grevës por edhe me konventat ndërkombëtare.

Gazeta Tribuna: A do ta vazhdoni grevën edhe ditët tjera?

Jasharaj: Pas kësaj duke u bazuar po ashtu në ligj të enjten më 22 janar do ta bëjmë hapin dytë që është pak më ashpër që nuk do të mbahen dy orët e para në mësimin në ndërrimin para ditës dhe dy orët e para në mësimin e pas ditës dhe nëse nuk jep efektet e dëshiruara këshilli drejtues ka vendosur që më 30 janar e premte do të shkojmë në grevë një ditore.

Gazeta Tribuna: Çka nëse kërkesat nuk iu plotësohen?

Jasharaj: Nëse kërkesat nuk plotësohen këshilli drejtues do të mblidhet sërish në mbledhje të jashtëzakonshme, kam frik se njëri nga hapat do të jetë greva e përgjithshme.

Gazeta Tribuna: Jeni në dijeni se kontratën kolektive kanë kërkuar ta pezullojnë për një kohë edhe Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane?

Jasharaj: SBASHK-u nuk po angazhohet për kontratën kolektive por po angazhohet për mbrojtjen e kontratës të sektorit tonë e cila nuk bie ndesh as me Odën Amerikane dhe as me ligjet e Kosovës sepse kontrata jonë është e bazuar në ligjin e punës.

Gazeta Tribuna: Çfarë rezultatesh keni arritur me takimet që i keni pasur me zyrtarë qeveritar?

Jasharaj: Kemi pasur takim me kryeministrin dhe ministrin e financave Avdullah Hotin, po ashtu me ministrin e Arsimit. Secili prej tyre ka shprehur mirëkuptim për kërkesat tona, e kam fjalën për kontratën dhe ministri i arsimit ka marr obligim që të angazhohet me kryetarët e komunave që të gjejnë zgjidhje deri te mjetet për implementimin e plotë të kësaj marrëveshje. E gjithë implementimi i kontratës kolektive e ka koston 15 milion euro. Ne urojmë që të mos ndodhë greva më, por kam drojën se do të futemi në grevë të përgjithshme.

Më Shumë

Haxhi Avdyli nuk i ndal postimet rrëqethëse: Pse e doni kaq pak vendin tuaj? Kosova ju dha bukë, shtëpi e ju rriti

Deputeti i Guxo-s, Haxhi Avdyli, ka dalur me një tjetër postim rrëqethës, pas atyre me Donika Gërvallën. Tash, ka emocionuar me fjalët lidhur me Listën...

Hiqet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në Bulevardin ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se nga sot është shfuqizuar urdhëresa administrative për ndalimin e qarkullimit të automjeteve motorike në Bulevardin “Ibrahim...

Lajmet e Fundit