10.7 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Fushata e legalizimit të ndërtimeve në Prizren, tendencë për legalizimin e krimit urbanistik

BD.2Bashkimi Demokratik vlerëson se qeveritarët komunal në Prizren përmes projektit për legalizimin e objekteve pa leje janë duke u munduar të bëjnë edhe legalizimin e krimit urbanistik që ka ndodhur për vite të tëra në Prizren, ku shumë ndërtime shumë katesh janë jashtë çdo norme dhe në kundërshtim me Planin Rregullativ Urbanistik.

“Ngutja për të legalizuar ndërtimet pa leje përveç që ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare të qeverisë në ikje, të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja, ka edhe për qëllim që ndërtimet pa leje ku kanë gisht vet qeveritarët komunal të Prizrenit ti legalizojnë para se të ikin nga pushteti, përderisa flitet që disa nga projektet e ndërtimit pa leje janë duke u hetuar nga Policia për Krime Ekonomike për Bashkimin Demokratik nuk ka logjikë që këto ndërtime të legalizohen, legalizim i cili pastaj do të shfrytëzohet për ti ikur organeve të drejtësisë për shkeljet e rënda dhe për përfitimet e mëdha që kanë ndodhur deri tash”, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Demokratik për vite të tëra ka ngritur zërin për krimin Urbanistik që është duke ndodhur në qytetin e Prizrenit dhe me këtë rast mendon se legalizimi i disa objekteve të dyshimta në rrugën Tirana, rr. De Rada, rr. Reshat Karjagdiu, rr. Adnan Krasniqi si dhe në lagjen Bazhdarhane dhe Dardania është në kundërshtim me perspektivën e qytetit të Prizrenit dhe për këtë mendojmë se herët e vonë do të dalin në shesh të gjithë keqpërdoruesit si dhe “legalizuesit” e sotëm që kanë qëllime përfitimi dhe jo zhvillimi të qytetit të Prizrenit”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet zyrtari policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se ka arrestuar një zyrtar policor të dyshuar për shkaktimin e një aksidenti trafiku me...

Drejt përfundimit faza e parë e ujësjellësit për katër fshatra të Prizrenit

Po vazhdojnë me intensitet punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Krushë e Madhe, Piranë, Zojzë dhe Medvec”, që...

Lajmet e Fundit