Zejnullahu: Shoqatat e Luftës kërkojnë “hise në qeverisje” në UP

Ramadan ZejnullahuNë emisionin Zona B të Klan Kosovës, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, ka thënë se ka përshtypjen se Shoqatat e Luftës kërkojnë diçka më shumë – qeverisje me UP-në.

“Kërkojnë hise në qeverisje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se UP është e gatshme t’i trajtojë si kategori të veçantë fëmijët e dëshmorëve.

“Unë iu kam transmetuar qartë idenë time Shoqatave të Luftës. U kam thënë se ka një kategori që ne do ta trajtojmë si kategori të veçantë, e ata janë fëmijët e dëshmorëve. Por, këtë nuk e kanë transmetuar as mediat as askush tjetër”, ka thënë Zejnullahu.

Ai ka thënë se do të përpiqet ta ndal të keqen në UP dhe se janë në rrugë të mbarë për t’ia arritur qëllimit.

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit