3.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Themelimi i Gjykatës Speciale çon te Presidentja Mustafën, Veselin e Kuçin

Jahjaga-Mustafa-Veseli-KuciKryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa e ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi kanë shkuar bashkë në takim te e para e vendit Atifete Jahjaga.

Qëllimi i takimit, sipas njoftimit nga zyra e Presidencës, është bërë për të bashkërenduar veprimet dhe obligimet institucionale dhe ligjore për krijimin e Gjykatës Speciale.

Për shkak të vizitës jashtë vendit, Presidentja Jahjaga po ashtu ka takuar gjatë ditës zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçin.

“Në këtë takim, krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës u pajtuan që krerë institucionalë të krijojnë një ekip të përbashkët teknik për të shqyrtuar dokumentet e nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale, krijimi i së cilës tashmë është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës theksuan nevojën për një konsensus të përgjithshëm në etapa të ndryshme të zbatimit të këtij obligim ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet më tej aty.

Më Shumë

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

Lajmet e Fundit