17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Gëzim Duraj, propozohet për zëvendësministër nga PDK-ja në Prizren

Gezim Duraj PDKPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka propozuar Gëzim Durajn për zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

Sekretari Organizativ i PDK-së në Prizren,Kujtim Gashi ka konfirmuar për “PrizrenPress” se Gëzim Duraj është propozuar për zëvendësministër të Ministrisë së Bujqësisë.

“Po, Dega e PDK-së në Prizren ka propozuar Gëzim Durajn për zëvendësministër të Ministrisë së Bujqësisë”, konfirmoi Gashi.

Ai tha se PDK-ja në Prizren, nuk ka propozuar emër tjetër për zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

“Vetëm emrin e Gëzim Durajt e kemi propozuar dhe dërguar në Prishtinë. Të propozuar tjetër nuk kemi dërguar”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni diskuton rishikimin e Grantit të Performancës Komunale me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot konsulentin ndërkombëtar për rishikimin e Grantit të Performancës Komunale, Gerhard Van’t Land, si dhe...

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit