8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Thaçi fillon sot vizitën në Mal të Zi

Hashim Thaci14-24Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar sot vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi, ku do të pritet nga përfaqësuesit me të lartë të këtij shteti.
Fillimisht, ai do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukshiq.

Më pas, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin, Milo Gjukanoviq, me presidentin Filip Vujanoviq si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokopiq.

Në këto takime do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, shkëmbimin ekonomik, kulturor, për projekte të përbashkëta infrastrukturore, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.

Zëvendëskryeministri Thaçi gjatë qëndrimit në Podgoricë do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit kryesore të bizneseve malazeze, ku do të kërkoi më shumë shkëmbim tregtar mes bizneseve kosovare dhe atyre të Malit të Zi.

Vizitën zyrtare ai do ta vijojë në Ulqin, ku në shenjë nderimi do të vendosë kurorë me lule në memorialin dedikuar të dëbuarve të luftës së Kosovës më 1999.

Ndërsa më vonë, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me përfaqësuesit kryesorë politik shqiptarë, me të cilët do të bashkëbisedoj për gjendjen aktuale të shqiptarëve si dhe avancimin e drejtave të tyre në Mal të Zi. /Telegrafi/

Më Shumë

Aulona Muhadri kompleton sirtarin e trofeve me Ligën Unike

Pas një karriere të pasur me sukses, kapitene e Bashkimit, Aulona Muhadri, ka arritur fitimin e trofeut të shumëpritur të Ligës Unike, duke kompletuar sirtarin...

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Lajmet e Fundit