20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Presidentja kroate: Serbia duhet ta njoh Kosovën

Grabar KitaroviqSipas Grabar Kitaroviq, Serbia është dashur ta kishte njohur Kosovën deri tash dhe se njohja duhet të bëhet.

“Është thjesht realitet sot që Kosova është e pavarur. Mendoj që të gjithë në Serbi janë të vetëdijshëm që Kosova nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e Serbisë”, deklaroi presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, duke u përgjigjur në një pyetje se a duhet Serbia ta njohë Kosovën, transmeton lajmi.net.

Sipas Grabar Kitaroviq, Serbia është dashur ta kishte njohur Kosovën deri tash dhe se njohja duhet të bëhet.

Ajo ka folur për këtë në një intervistë për Televizionin BHT1, që do të emetohet nesër, kurse gjatë kësaj bisede ajo është ndalur edhe në çështje që kanë të bëjnë me Bosnjën dhe Serbinë.

Grabar-Kitaroviq ka thënë se kurrë nuk është angazhuar për krijimin e entitetit të tretë në BH, përkatësisht entitetit të posaçëm kroat brenda Bosnjës e Hercegovinës, si dhe është shprehur se me dëshirë do ta pres presidentin serb Nikoliq në Zagreb, kur të bëhet inaugurimi i saj si Presidente.

Më Shumë

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Nesër përkujtohet Komandant Drini – Ekrem Rexha, OVL e UÇK-së në Prizren kërkon drejtësi

Nesër, më 08.05.2026, shënohen 26 vite nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të...

Lajmet e Fundit