0.8 C
Prizren
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Profesori i papunë që mbijeton si taksist me veturë të falur

Qemajl Mazreku-profesor i gjeografise1Qemajl Mazreku nga Malisheva, profesor i gjeografisë, pasi është larguar nga puna në arsim, që më shumë se pesë vjet punon si taksist për të mbijetuar.

Ai thotë se është larguar nga puna pa asnjë arsye.

“Unë kam diplomuar në vitin 2002, gjashtë vjet kam punuar në arsim. Jam larguar nga puna pa kurrfarë arsye, vetëm se kontrata është njëvjeçare. Në vitin 2009 e tutje më kanë larguar nga puna,” tregon Mazreku.

Ai nuk ka harruar kualifikimin që ka edhe në punën e re që bën. Biznesin e tij prej taksisti e ka regjistruar me emrin “Taksi-profi”.

Thotë se veturën me të cilën punon ia kanë falur familjarë të gruas së tij.

“Unë kam dalë me punuar taksi, ndërsa edhe emrin ia kam lënë ‘Taksi profi’, por nuk ka punë fare, vetëm po dal, sa mos me ndejt në shtëpi,” thotë profesori.

Rastin e tij e kanë të njohur edhe në Drejtorinë e Arsimit të Malishevës.

“Unë nuk e di prej cilës periudhë është pa punë, por prej që jam unë në pozitën e drejtorit në Drejtorinë e Arsimit, e di që ai nuk është i angazhuar në procesin arsimor. Në konkurset që i kemi shpallë në arsim, nuk ka pasur vende të hapura për profesionin e tij,” sqaron Blerim Thaçi, drejtor i Arsimit në Malishevë.

Profesori Mazreku ankohet edhe për largimin e tij nga skema e ndihmave sociale që nga 1 janari i vitit 2015.

“Po thonë se i kam kushtet e mira, banesën e kam ndërruar me pronë të paluajtshme që e kam trashëguar nga baba, kerrin ma kanë falë miqtë. Banesa e kerri nuk han, asnjë cent të të ardhurave familjare nuk kam, veç me shoqen jetoj,” shpjegon Qemajl Mazreku.

Se profesori nuk është më përfitues i ndihmave sociale tregon edhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Malishevë, Blerim Begaj.

“Qemajl Mazreku është larguar nga skema sociale, pasi sistemi e ka larguar automatikisht, pasi i njëjti ka veturë dhe të regjistruar biznesin e taksistit dhe kjo është arsyeja pse është larguar,” bën me dije Begaj.

Profesori thotë se njerëzit bëjnë shaka me të për faktin se me kualifikim superior kryen punën e taksistit.

Nganjëherë mendon ta braktisë Kosovën.

“Unë dua me ik prej këndej krejt, me shit krejt pronën e paluajtshme çka kam këtu, nuk ka asgjë këtu. Njeri me fakultet me bë shaka njerëzit me mu me fakultet, kurrfarë drejtësie nuk ka,” flet me mllef ai.

Shumë kosovarë janë larguar nga vendi gjatë muajve të fundit të 2014-ës dhe në fillim të këtij viti në kërkim të një jete më të mirë./Kallxo.com/

Më Shumë

Abdixhiku në Prizren: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të shpëtojnë

Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në Prizren e kanë mbajtur “Tubimin e ndryshimit”. Gjatë fjalimit të tij, kryetari Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar Qeverinë Kurti...

Suhareka U21 vazhdon me fitore, Kastrati vendos me dopietë ndaj Ferizajit

FC Suhareka U21 ka siguruar një tjetër fitore të rëndësishme në BonVoyage Superliga e Kosovës U21, duke triumfuar me rezultatin 2-0 kundër FC Ferizaj....

Lajmet e Fundit