22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Greqia s’e përjashton njohjen e Kosovës

flamuri greqiaShefja e Zyrës Diplomatike të Greqisë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, nuk e përjashton mundësinë që shteti i saj ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Në princip nuk e përjashtojmë njohjen”, tha Athanassiadou, në një ligjëratë para studentëve të kolegjit AAB.

Ajo tha se nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, Greqia është vendi që ka qenë më fleksibil.

Athanassiadou shtoi se Greqia edhe pse nuk e ka njohur Kosovën, e ka ndihmuar në anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare.

Ajo ka përmendur anëtarësimin e Kosovës ë FMN në vitin 2009, ku Greqia kishte votuar pro, derisa në vitin 2011 kishte përkrahur anëtarësimin në BERZH.

Diplomatja greke tha se Kosova ka një perspektivë euroatlantike, të cilën shteti i saj do ta përkrah.

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Lajmet e Fundit