Serbët në veri fillojnë protestat për “Trepçën”

protesta- e serbeve ne veriSerbët në veri të Kosovës kanë nisur të protestojnë kundër ndryshimit dhe plotësimit të projektligjit për Trepçën, që pritet miratohet sot nga Kuvendi i Kosovës.
?Bëhet e ditur se qindra qytetarë tashmë janë mbledhur në fshatin Rudarë, ku edhe kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën Leposaviq – Mitrovicë.

Protestë është organizuar edhe para lokacionit të Trepçës në Leposaviq. Në këtë vend, raportohet se janë mbledhur rreth 300 qytetarë serb, ndërkohë një tubim ka filluar të bëhet edhe në Zubin Potok.

Ndryshe në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetët do të bëjnë shqyrtimin e Projekt-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, që parasheh kthimin e kompleksit metalurgjik “Trepça” në pronësi të Republikës së Kosovës.

“Trepça” deri më tash ka qenë ndërmarrje shoqërore, dhe ndërmarrjet me status të këtillë, menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Me vendimin e qeverisë, pritet që ky status të ndryshojë dhe kompleksi të jetë ndërmarrje publike e cila do të menaxhohet nga qeveria

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit