Zafir Berisha: Isa Mustafa veproi sipas këshillave të Vuçiçit

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën se në rastin e Trepçës ka vepruar sipas këshillave të Kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiçit

“Isa vepron sipas këshillave të Vuçiqit, i cili që në mëngjes ka paralajmërur se seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës do te shtyhet…”,shkruan Berisha në Facebook.

“Kjo qeveri me sjelljen e sotme dhe agrrobacionet e saj po tregon se është duke punuar për kthimin e Serbisë në Kosovë. Propozimi i Isës që të shtyhet seanca për ora 14 tregon paaftësin e kësaj qeveri si dhe ligështinë para presionit serbë për TREPÇËN ku tash i ka ra ,,pisman,, për propozimin e vet”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit