Kurti dhe Kumnova ftojnë për protestë gjithëpopullore

albin kurti vv vvKundër deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviq, do të organizohet protestë gjithëpopullore.

Këtë thirrje e kanë bërë sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Kryetarja e organizatës “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova.

Në një konferencë për media, që të dy, Kurti dhe Kumnova përveç qytetarëve u kanë bërë thirrje edhe partive politike dhe shoqërisë civile.

Protesta është thirr për të shtunën në orën 14:00, ku do të kërkojnë nga Kryeministri Isa Mustafa që të largojë nga qeveria, ministrin për Komunitete dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviq./zeri/

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Lajmet e Fundit