Operohet aktori Robert Ndrenika, e bija: Është mirë

RobertNdrenika-aktorAktori Robert Ndrenika është operuar dhe ka kaluar me sukses operacionin në zemër.

Ndrenika i është nënshtruar tre by-passeve në QSUT dhe aktualisht është ne reanimacion.

“Ai është mirë tani dhe ka kaluar në reanimacion. Mund të rrijë një javë në spital por ende nuk na kanë thënë se kur do të dalë”, tha Djana Ndrenika, e bija e aktorit të njohur.

Robert Ndrenika u shtrua pak ditë më parë në spital për shkak të komplikacioneve që kishte ndërkohë që vetëm pak ditë më parë kishte festuar edhe 73 vjetorin e lindjes.

Për shkak të problemeve shëndetësore të Ndrenikës Teatri Kombëtar shtyu edhe premierën e veprës “Tartufi”.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit