0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Komuna mbështet HANDIKOS-in në Malishevë

007Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe koordinatorja e qendrës së rehabilitimit “HANDIKOS” në Malishevë, znj.Feride Hoxha, sot kanë nënshkruar një marrëveshje për vazhdimin e përkrahjes për këtë qendër rehabilituese, edhe për vitin 2015, duke e vazhduar kështu traditën e mbështetjes për këtë qendër e cila ofron shërbime për personat me nevoja të veçanta.

“E kemi obligim, në rend të parë si qytetar, e pastaj edhe si institucion, që ta mbështesim “Handikos”-in, pasi kjo organizatë merret me trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve të pjesës më të ndjeshme të shoqërisë dhe jo vetëm institucionet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre, për këtë kategori, në mënyrë që edhe ata të jenë të integruar në shoqëri, në mënyrë të barabartë me të gjithë”, tha kryetari Begaj, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, për mbështetje të shërbimeve të “HANDIKOS”-it në Malishevë.

Nga ana tjetër, koordinatorja e Qendrës së Rehabilitimit, “HANDIKOS”,Feride Hoxha, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe komunën, “për vazhdimin e mbështetjes për organizatën, pasi ofrimi i shërbimeve për personat me nevoja të veçanta, praktikisht varet nga komuna, sepse pa këtë mbështetje, tash e sa vite me radhë, ne jo që nuk do të kishim mundur t funksionojmë, por edhe këta persona nuk do ti kishin këto shërbime”.

Komuna e Malishevës, në vazhdimësi, e mbështetë Qendrën e Rehabilitimit “HANDIKOS” në Malishevë, në ofrimin e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, shuma e përkrahjes për vitin 2015, është 22 mijë e 320 euro, për të gjitha shërbimet.

Më Shumë

Sonte nis Big Brother VIP Albania 5, ja emrat e përfolur dhe banori i parë i konfirmuar

Sonte, më 20 Dhjetor 2025, në orën 21:15, hap dyert edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nën moderimin e Ledion Liços. Media kanë...

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë...

Lajmet e Fundit