23.7 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Nesër në shkollat e Kosovës: Dy orët e para grevë

Nxenesit6-16Në dy orët e para, nesër, do të ketë grevë në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës. Kështu kanë vendosur SBASHK-u dhe SUSHK-u.

Në një konferencë për medie, kryetari i SBASHK-u, Rrahman Jashari , dhe ai i SUSHK thanë se nuk heqin dorë nga kërkesat për respektimin e kontratës kolektive nga institucionet që e kanë këtë për detyrë dhe se nesër në të gjitha shkollat e vendit në dy orët e para të mësimit nuk do të punohet, por do të protestohet.

Prej orës 10-12 proteston edhe Universiteti I Prishtinës, në periudhën kur punohet me palë.

“Nëse nuk ka efekt, më 30 janar shkohet në grevë një ditore. Nëse as atëherë Këshilli Drejtues e Rektorati nuk reflektojnë për kontratën kolektive, shkohet në grevë të përgjithshme me SBASHK-un”, ka thënë Bardh Bardhi, kryetar i SUSHK-ut.

U paralajmërua edhe radikalizmi i grevës.

“Greva nuk po bëhet as kundër nxënësve, as kundër institucioneve të sigurisë sonë, por po bëhet në mbrojtje të kontratës”, tha Rrahman Jashari, dhe shtoi se “injorimi i qeverisë që të ulet me ne dhe të gjejë mjetet që duhen për kontratën e punës, na bën edhe më të fuqishëm”.

“Unë e ftoj anëtarësinë që të jetë unike si deri tani, që të kemi kujdes për grevën dhe apeloj që nxënësit mos të shkojnë në shkollë në dy orët e para, ngase në disa shkolla mësimdhënësit po gjinden në pozitë të keqe dhe po duhet të kujdesen për ta dhe po fitohet një përshtypje se në ato shkolla ka pasur thyerje të grevës” u shpreh Jasahri.

SUSHK-u – Sindikata e Universitetit, që është pjesë e SBASHK-ut, nga nesër do t’i bashkëngjitet grevës dy orëshe të thirrur nga SBASHK-u.

Më Shumë

Policia pajiset me radar mobile, shqiptoi 13 gjoba në Prizren

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTRR) në Prizren, është pajisur me një automjet të ri me radar mobil. Më datë 20.08.2025,...

Totaj mirëpriti aktoret ndërkombëtare të shfaqjes “Femicid” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot një grup aktorësh nga Bosnja dhe Hercegovina, Sanxhaku dhe Kosova, të cilët do të performojnë...

Lajmet e Fundit