5 C
Prizren
E hënë, 1 Dhjetor, 2025

Shtypi suedez cilëson Kadarenë si Kafka shqiptar

IsmailKadare6-30Gazeta suedeze “Helsingborgs Dagblad” në numrin e kësaj të marte ka botuar një shkrimi me titull “Kafka shqiptar”, ku analizohen tre romane të Kadaresë: “Kronikë në gur”, “Pallati i ëndrrave” dhe “Dimri i madh”, të botuar së fundmi nga shtëpia botuese “Modernista” në shtetin skandinav, transmeton KultPlus.

Përndryshe, libri “Kronikë në gur” është një prej romaneve më të hershëm të Ismail Kadaresë. Ndryshe nga letërsia e deri atëhershme për Luftën Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh – partizanë e pushtues – ky roman solli një imazh më të ndërlikuar të saj, ku ndërthuren fate ushtrish të huaja të pakteve të ndryshme kundërshtare, fate shtresash të ndryshme brenda për brenda tyre, fate të njerëzve të lidhur vullnetarisht me rezistencën ose të mobilizuar prej komandës, fate të indiferentëve, të sehirxhinjve dhe të kundërshtarëve.

Që lufta ishte një kohë mjaft më e ndërlikuar se ajo që shërbehej prej një tradite letrare skematike; kjo mund të shihet edhe në fatin e një familjeje qytetare në vendin e “kronikës në gur”, ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional. Me këtë roman Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me “pafajësinë” e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës.

Më Shumë

Rregullohen shtyllat anti-parking në rrugën e “Saraçëve” të Prizrenit

Në zonën historike të Prizrenit, shtyllat anti-parking shpesh dëmtohen nga drejtues të pakujdesshëm. Një video e publikuar së fundmi tregoi një shofer që goditi shtyllat...

HISTORIKE: Islam Selmani i ARGJEND në Botëror

Karateisti kosovar Islam Selmani sot luftoi në finale të Kampionatit Botëror në Kajro dhe nuk mundi ta kaloi garuesin nga Turqia Eray Samdan Kështu, Selmani...

Lajmet e Fundit