10.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Zafiri e kërkon Hashim Thaçin

ZafirBerisha11-14Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, janë pajtuar që t’i dërgojnë ftesë ministrit të Punëve të Jashtme Hashim Thaçit për të diskutuar rreth migrimit të qytetarëve të Kosovës.

Këtë kërkesë e kanë bërë Puhie Demaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Ramush Haradinaj deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Zafir Berisha, deputet i Nismës.

Puhie Demaku, tha se duke parë raportimet në media, shqetësimet e njerëzve po edhe detyrën tyre si deputetë e kanë parë të arsyeshme që të merren më seriozisht me çështjen e migrimit.

“Do të ishte mirë që ne si komision të kemi një mbledhje të veçantë ku do të diskutonim për çështjen e migrimit, të mbledhim më shumë informata dhe në këtë rast ta ftojmë në raportim Ministrin e Jashtëm për të na tregu se cilët hapa janë ndërmarrë në këtë drejtim përbrenda Qeverisë së Kosovës,” tha Demaku.

Zafir Berisha, propozoi ardhjen e Thaçit në komision më së largu javën e ardhshme për shkak që sipas tij migrimi është problem shqetësues.

“Ministria e Punëve të Jashtme duhet javën e ardhshme më së largu me dhanë një raport të gjendjes reale dhe atë gjendje reale ne me zhvillu politikat e vendit edhe si parlament edhe si qeveri,” u shpreh Berisha.

Margarita Kadriu, deputete e pavarur tha se njerëzit po kërkojnë shpëtim dhe jetë të dinjitetshme jashtë Kosovës.

Ajo shtoi se duhet të bëhet me dije se çka do të bëjë kjo qeveri, se si do t’i hapë vendet e reja të punës dhe si mund t’i bindë njerëzit se në Kosovë ia vlen të jetohet.

Enver Hoxhaj, kryetari i Komisionit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se duhet të ftohet Ministri në Komision, por sipas tij duhet të shtohen edhe tema të tjera përveç migrimit.

“Nuk mund ta kem një takim të komisionit vetëm për migrimin, e pastaj ta thërrasim ministrin edhe për prioritetet e politikës së jashtme apo të integrimeve evropiane, vetëm për Marrëveshje të Stabilizim Asociimit”, u shpreh Hoxhaj.

Ai tha se në disa tema takimet duhet të jenë të mbyllura për media.

“Disa prej takimeve duhet t’i mbajmë mbyllur. Dhe mu çka më ka mungu në të kaluarën si ish-ministër është se kurrë komisioni nuk më ka ftuar pa kamera. A kam pasë nevojë disa gjëra mi nda me komisionin pa kamera. Çështjet e politikës së jashtme janë konfidenciale dhe disa prej temave duhet t’i diskutojmë në konfidencë,” u shpreh ai.

Në legjislaturën e kaluar Albin Kurti ishte kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, në kohën kur Hoxhaj ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Këta të dy shpesh kishin pasur konflikte verbale rreth punës së diplomacisë kosovare, ndërsa Hoxhaj nuk kishte shkuar në disa takime edhe pse ishte ftuar nga komisioni i atëhershëm.

Mosardhjen në komisionin e dikurshëm ish-ministrit Hoxhaj ia kujtoi Puhie Demaku.

“Vërejtja juaj për herën e kaluar ku kryetar ka qenë zoti Kurti mendoj që është pa të drejtë, sepse unë e di që ka çështje që bisedohen pa media, por kur ftohen në raportim nga komisioni atëherë duhet të veproni në kushtet që i ofron ky komision… Dhe kërkoj falje që po ju them kështu po ju e dini se sa i papërgjegjshëm keni qenë si ministër dhe sa rrallë u jeni përgjigjur ftesave të komisionit,” tha Demaku.

Por Hoxhaj tha se në kohën kur ishte ministër e ka ngritur shqetësimin për ekstremizmin fetar në Komisionin për Punë të Jashtme, ndërsa Kurti nuk ka qenë i gatshëm ta ftojë.

“Se pse Kurti nuk më ka ftuar mund ta pyetni atë. Po unë këtë e kam ngrit si ministër në vitin 2011,” pohoi Hoxha.

Ndërsa Demaku e ftoi ish-ministrin që ta publikojë dokumentin.

Hoxhaj, si kryetar i Komisionit, tha se do ta përcjellë kërkesën e deputetëve te Ministri i Punëve të Jashtme, duke ia shtuar edhe pikën për prezantimin e prioriteteve të jashtme./Kallxo.com/

Më Shumë

Liria shënon fitoren e dytë të sezonit

Skuadra e Lirisë ka arritur ta regjistrojë vetëm fitoren e dytë të sezonit sot, pasi që e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 Fushë...

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Lajmet e Fundit