Sot mbahet greva dy orëshe në arsim

Shkolla-Klasa-bankaNë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme sot ka filluar greva dy orëshe në shenjë pakënaqësie ndaj mos përmbushjes së kontratës kolektive nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Këshilli Grevist Qendror gjatë së enjtes do të vizitojë disa nga shkollat fillore dhe të mesme.

Sipas komunikatës pjesa tjetër e Këshillit Qendror Grevist do të jetë në lëvizje nëpër shkollat e komunave të Kosovës.

Kjo është hera e dytë që në arsim bëhet një grevë e tillë.

Më 14 janar ora e parë e dy ndërrimeve është bojkotuar nga pothuajse të gjitha shkollat e Kosovës.

Më Shumë

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit”...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit