Faleminderit !

10941379_924645697553848_8194869014359543481_nNë mjediset e Shtëpisë së Bardhë në Prizren, është organizuar sot një manifestim falënderues për kontributin shtetit gjerman për Kosovën në përgjithësi dhe për qytetin e Prizrenit ne veçanti. Ky aktivitet u organizua nga Kuvendi Komunal I Prizrenit, me nismën e Shoqatës Miqtë e Amerikës. Në fillim të këtij aktiviteti në të cilën morën pjesë mysafirë të shumtë në emër të Shoqatës miqtë e Amerikës, Agim Rexhepi falënderoi Gjermaninë për kontributin e dhënë për Kosovën.

Në emër të KFOR-it gjerman koloneli Majkëll Barns falënderoi komunën e Prizrenit dhe shoqatën miqtë e Amerikës, për këtë falenderim të veçantë për Gjermaninë dhe për KFOR-n gjerman.

Kryetari I Komunës së Prizrenit Ramadan Muja tha se KFOR-I gjerman është me Prizrenasit në të mira e në vështirësi, ndërsa falenderoi popullin gjerman për ndihmën e madhe dhënë për Kosovën.

KFORi gjerman përmes organziatave të ndryshme përveq aktivitetit për sigurinë ka ndihmuar edhe në shumë fusha të jetës, si në arsim, shëndetësi dhe me nd ihma të shumta humanitare për familjet në vështirësi./TV Opinion/

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit