8.3 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Rikthehen New Order

New-Order-637x405Kur New Order shkuan në turne verën e kaluar, luajtën një këngë të re. Përgjatë koncerteve që supozohej të ishin të fundit, punuan në të dhe e titulluan “Plastic”. Tash, kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të tyre të ri, i dhjeti me radhë.“Pritjet ishin të mira dhe ne u kënaqëm. Dukej logjike për ta bërë”, thotë për Rolling Stone vokalisti dhe kitaristi 59 vjeçar, Bernard Sumner.

Anëtarët e New Order zbulojnë se tashmë dy këngë janë kryer, “Plastic” dhe “Restless”, ndërsa albumi pritet të jetë gati dhe të publikohet dikur kah vjeshta e këtij viti.

Ky album do të jetë i pari i tyre qyshkur basisti Peter Hook la grupin në vitin 2007, ndërsa sërish do të bashkohet anëtari tjetër Gillian Gilbert.

“Është shi dhe ftohtë jashtë. Është errët. Kohë e mirë për të shkruar”.

Kështu e ka komentuar frontmeni Bernard Sumner procesin e shkrimit të albumit të tyre të ri, i pari që nga ai i vitit 2005 “Waiting For The Siren’s Call” dhe tjetri i publikuar më 2013 “Lost Sirens” (i cili është shkruar po ashtu në vitin 2005).

Pas kësaj fjalie të Sumner, daullexhiu Stephen Morris ka shtuar: “Kjo e shpjegon goxha përmbajtjen e bendit, apo jo? Bernard ka dëshirë të jetë vetëm kur shkruan, vetëm me shishen e verës së tij”.
Sumner ka pohuar se konfigurimi i ri, i ka bërë ata më fleksibilë.
“Po bëhemi këngëshkrues në vend të instrumentalistë”. / Politiko.net

Më Shumë

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

U prangosën për fajde në Prizren, iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit,  të cilët dyshohen për, “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren. Gjykata Themelore në...

Lajmet e Fundit