8.4 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Sot marshohet në Prishtinë

QeveriaKosoves-objektiDeklarata e Ministrit Aleksandar Jablanovic dhe vendimi i fundit për Trepçën do t’i mbledhin sot në Prishtinë qytetarët nga vende të ndryshme, në marrshin protestues që fillon në orën 14:00 tek Biblioteka Kombëtare dhe përfundon me kërkesat përballë ndërtesës së Qeverisë.

Protestuesit kërkojnë shkarkimin e Ministrit për Kthim dhe Komunitete, pasi kishte fyer rëndë nënat e të zhdukurve në Gjakovë, duke i quajtur “egërsira”.

Ata, po ashtu, do të kërkojnë mbrojtjen e Trepçës, pasi konsiderojnë se me heqjen e saj nga Ligji për Ndërmarrjet Publike ka lënë Kosovën pa këtë kombinat.
Protesta është thirrur dhe mbështetur nga tri partitë opozitare Vetëvendosje, AAK, Nisma, si dhe nga organizatat joqeveritare.

Forcat e rendit, ndërkohë, kanë marrë pozicionet e tyre, për të qenë në gjendje gatishmërie në rast të eskalimit të kësaj proteste. / Politiko.net

Më Shumë

OVL-UÇK distancohet nga veprimet e degës në Has

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) distancohet nga veprimet e ndërmarra nga dega e saj në Has, lidhur me largimin e pllakës...

Ndërron jetë nëna e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare nëna e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj përmes një...

Lajmet e Fundit