13.1 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Limaj falënderon protestuesit – dënon dhunën

Limaj ne protesteKryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar pjesëmarrësit e protestës së thirrur nga Vetëvendosje dhe organizata “Thirrjet e Nënave”.

“Mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e Nismës për pjesëmarrje sot në protestën e organizuar nga VV dhe organizata Thirrjet e Nënave, dhe e përkrahur nga ne, pra Nisma për Kosovën, dhe parti tjera, organizata të shumta jo qeveritare”.

“Kjo pjesëmarrje masive e qytetarëve sot në kryeqytet dëshmon më së miri se sa të pakënaqur dhe të shqetësuar janë njerëzit me këtë qeverisje dhe zhvillimet aktuale politike, ekonomike e sociale në Kosovë”.

“Ftoj edhe njëherë koalicionin qeveritar që t’i merr seriozisht kërkesat e qytetarëve dhe shqetësimet e tyre dhe të mos tentojë që nëpërmjet mediave qeveritare të minimizojë apo t’i ikë shkaqeve të protestës duke tentuar që protestën masive paqësore ta lë nën hijen e një episodi të dhunshëm të një grupi të vogël njerëzish që ndodhi pasi protesta kishte përfunduar e që gjej rastin të dënoj këto veprime të këtij grupi njerëzish”, ka përfunduar Limaj.

Më Shumë

Prizreni kërkon pikë jetike ndaj Tefik Çangës

Prizreni zhvillon sot një përballje të rëndësishme në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, ku pret në shtëpi Tefik Çangën. Takimi luhet sot, me fillim...

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Lajmet e Fundit