10 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Haradinaj: Ejani të protestojmë qetësisht

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë nesër në ora 12:00 në sheshin kryesor të Prishtinës.

Haradinaj, duke ftuar qytetarët në protestë, ka thënë se “kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime, duke protestuar qetësisht”.

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Aleanca asnjëherë nuk dështoi të dedikojë vetëveten në përpjekjet afatgjata të konsolidimit të një shoqërie kosovare të lirë e të barabartë, të ndërtimit të institucioneve të forta të shtetit, dhe fitores së pavarësisë.

Sot brengosem për gjendjen dhe të ardhmen e Kosovës e qytetarëve. Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po dështon t’ia rikthejë shpresën e rrënuar vendit, duke vazhduar me veprime injoruese dhe ofenduese, duke rrënuar shtetin e vështirësuar jetën tonë. Situata po bëhet serioze. Çdo ditë jemi vonë!

Në përputhje me shqetësimet qytetare, në frymë paqësore dhe të civilizuar, ftoj qytetarët që të takohemi nesër në vazhdimin e protestës gjithëpopullore me fillim nga ora 12:00.

Nesër të dëshmojmë se kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime, duke protestuar qetësisht. RH” (sic), ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më Shumë

Bashkimi – Sigal Prishtina, derbi i të pamposhturve

Java e katërt e ProCredit Superligës premton emocione të mëdha, me kulmin te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që nuk kanë...

Ndeshja Drini i Bardhë – Deçani ndërpritet për shkak të motit të keq

Ndeshja ndërmjet Drinit të Bardhë dhe Deçanit është ndërprerë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, të cilat e bënë të pamundur vazhdimin e...

Lajmet e Fundit