12.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Kumbaro përplaset me artistët për “Onufrin”

OnufriNjë vit më parë në edicionin e 20 të “Onufrit” u prezantuan 12 artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Franca dhe Egjipti, të cilët u përzgjodhën nga 130 aplikantë.

Dialogu i propozuar nga Ministria e Kulturës mbi fatin e konkursit të artit “Onufri” solli përplasjen mes artistëve dhe drejtuesve të dikasterit. Pas ndërprerjes të konkursit vitin që kaloi nga Ministria e Kulturës , e cila pohoi një moment reflektimi mbi “Onufrin”, të pranishmit të cilët reflektuan mbi këtë event janë të mendimit që konkursi “Onufri” të gëzojë këtë emër që ka prej 20 vitesh.

Ministrja Kumbaro në fjalën e saj u shpreh mes të tjerave se përgjigja definitive për konkursin do të jetë në vijim.

“Unë i kam ndjekur debatet në rrjetet sociale dhe shumë herë nuk kalon nivelin e batutës, dhe asnjë propozim konstruktiv përtej reagimit të institucionit që në vitin 2011 z. Hajdinaj ngre në formën e një ftese. Kjo duhet të ishte bërë me kohë. “Onufri” u bë ndërkombëtar si mundësi për artistët. “Onufrin” 2014 e menduam si të ideve, të diskutimit, ku do të kishte analiza. Përgjigja definitive për “Onufrin” do të jetë në vijim”, u shpreh ministrja Mirela Kumbaro, transmeton KultPlus.

I pranishëm në debat, artisti Romeo Kodra u shpreh me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës, pasi sipas tij ky takim duhej të ishte zhvilluar më herët.

“Se kuptoj, po e bëj “Onufrin” apo nuk po e bëj? Kjo që po bëjmë vjen pas pilafit. Menaxhimi i “Onufrit” nuk mund të vihet në diskutim nga Ministria e Kulturës, me sa di unë GKA ka çuar një kërkesë për t’u bërë konkursi, por s’ka pasur përgjigje për tu zhvilluar”, pohoi artisti.

“Onufri” ndër vite ka sjellë krijime të artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, por nuk kanë munguar dhe probleme në zhvillimin e tij dhe tashmë artistët kërkojnë një ristrukturim dhe konkursi të vazhdojë. Një vit më parë në edicionin e 20 të “Onufrit” u prezantuan 12 artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Franca dhe Egjipti, të cilët u përzgjodhën nga 130 aplikantë.

Më Shumë

Suhareka pret edicionin e 24-të të manifestimit tradicional “Festari”

Komuna e Suharekës do të jetë nikoqire e edicionit të 24-të të manifestimit tradicional “Festari”, që këtë vit do të zhvillohet nga 15 deri...

Pas 24 vitesh, Scorpions dhurojnë spektakël në sheshin “Skënderbej”

Pas 24 vitesh mungesë, legjendat e muzikës rock, “Scorpions”, rikthehen në Tiranë, duke dhuruar një nga netët më të paharrueshme muzikore që ka përjetuar...

Lajmet e Fundit