19.8 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Elhaida performon në natën e parë të Eurovizionit

Elhaida Dani-rtshPërfaqësuesja e Shqipërisë, Ehaida Dani, është caktuar të performojë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovisionit.

Shorti i hedhur sot ka caktuar përfaqësuesen shqiptare të performojë në natën e parë kur do të performojnë edhe fqinjët tanë si Greqia, Maqedonia dhe Serbia. Në mesin e 16 konkurrentëve këtë natë, Elhaida do të performojë e 14-ta.

Gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit do të mbahet më 19 maj, derisa e dyta dy ditë më pas më 21 maj, kur do të performojnë 17 vende të tjera.

Fituesit do të performojnë edhe në finale që mbahet dy ditë tjera më vonë, 23 maj, në Vjenë të Austrisë.

Elhaida Dani do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Diell”, me të cilën doli fituese në Festivalin e 53-të të Këngës muajin e kaluar. /Telegrafi

Gjysmëfinalja e parë:

Shqipëria, Greqia, Maqedonia, Estonia, Holanda, Moldavia, Finlanda, Belgjika, Armenia, Serbia, Danimarka, Bjellorusia, Rumania, Spanja, Austria, Franca, Rusia, Gjeorgjia dhe Hungaria.

Gjysmëfinalja e dytë:

Norvegjia, Irlanda, Çekia, Lituania, San Marino, Malta, Portugalia, Mali i Zi, Zvicra, Azerbajxhani, Sllovenia, Letonia, Polonia, Islanda, Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Izraeli, Qipro dhe Suedia.

Më Shumë

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Nga Zamira Bytyqi Dje, në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u pa një organizim i madh me bandën ushtarake turke “Mehteran”, me uniforma osmane,...

Akademik e autor i mbi 30 librave – kush ishte Rexhep Qosja?

Rexhep Qosja, i cili vdiq sot në moshën 90-vjeçare, ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme të letërsisë, kritikës letrare dhe mendimit intelektual shqiptar....

Lajmet e Fundit