Nisma kërkon nga Qeveria mos të keqpërdor policinë

FatmirLimaj-lirimiNisma për Kosovën, kërkon nga Qeveria mos të keqpërdor policinë për të shfryrë mllefin qeveritar kundër qytetarëve protestues.

“Drejtuesit e Policisë se Kosovës të mos bëhen organ politiko-propagandistik i dhunës dhe i mashtrimit te opinionit publik. Policia e Kosovës është organ i sigurisë për secilin qytetarë te Republikës sonë, thotë kumtesa partiake”, shkruan në njoftimin e Nisma për Kosovën

Nisma për Kosovën u bënë apel të gjithë qytetarëve protestues që kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre t’i shprehin në mënyrë paqësore, të kulturuar dhe dinjitoze.

Nisma konsideron se “e drejta për të protestuar është e drejt qytetare dhe e garantuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre, por gjithmonë në formë paqësore e demokratike”.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit